Rahoveci mobilizohet për sfidën e parë në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Rahovecianët e dijnë se do të jetë shumë vështirë ndaj kampionit të Çekisë, HCB Karvina.
Ndeshja e parë luhet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ndërsa e kthimit pas një jave.
Portieri më përvojë, Arbër Curri, premton angazhim dhe fitore të skuadrës së Rahovecit.
“Pasi për Rahovecin është hera parë që merr pjesë ne garat evropiane, së pari atmosfera e ekipit është shumë e mirë. Jemi duke u përgatitur maksimalisht edhe pse ekipi nga Çekia është një ekip shumë i mirë.
Besojmë që do të bëjmë një lojë të mirë dhe besoj që do të fitojmë”, – thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.