Çupi: SPAK, prova të pakontestueshme për Sali Berishën

September 21, 2024
1 minut lexim

Analisti Frrok Çupi thotë Argita Malltezi, vajza e ish kryeminstrit Sali Berisha, është faktor i intrigës dhe korrupsionit në vend.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Berishën, në lidhje me dosjen “Partizani”, ka prova të pakontestueshme.

“Argita dhe Liria përbëjnë faktor të rëndësishëm të intrigës, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Argita ka shkuar te vetja, ka dalë nga maska e vajzës së një kryeministri dhe kërkon me patjetër hapësirat e Berishës. Argita dhe Liria, manifestuan në publik se janë bashku. A është klima tani? Argita me Lirinë nuk duan t’ia dinë se si është moti, janë duke rendur për të marrë pushtetin që burri i tyre e la në mes.

Deklaratat publike të Berishës, në 99 përqind të tyre janë fake. Janë prova të pakontestueshme. Ka një organizatë të tërë, ish ministra, familjarë, u ka varur në qafë nga një pronë, nga një krim. Edhe ato poshtë ballkonit, kanë gisht në krimet e tyre. Të gjitha këto janë prova. Po të mos ishin prova, Sali Berisha nuk do kishte kërcënuar gazetarët, do kishte heshtur në shtëpinë e tij, do kishte thënë po pres provat. S’e ka luksin Berisha të tërhiqet nga politika. Është një opinion botëror, janë dy aleatë të mëdhenj, SHBA-Britani e Madhe, NATO. Nëse Berisha lë politikën, ai e di se rreth e qark shtëpisë së tij, nuk lë vrimë njeri”, theksoi ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antonio Conte: Shkojë në Torino edhe për të fituar përballjen me Juventusin

Story i radhës

Pas takimit me Von der Leyen, liderët e Ballkanit Perëndimor takohen me Borell

Të fundit nga

ShkoLartë