Çupi: Berisha nuk e dëshiron bashkimin e PD-së

October 26, 2022
min lexim

Dy kampet e Partisë Demokratike janë larg bashkimit. Kështu u shpreh dje gjatë një prononcimi për mediat analisti Frrok Çupi, i cili mes të tjerash theksoi se bisedimet mes grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk janë të sinqerta nga asnjëra palë. Madje, analisti Çupi theksoi se Berishës nuk i intereson bashkimi, pasi nëse PD arrin të bashkohet ai nuk ka më punë në krye të partisë se është një person i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania.

“E shoh që largohet çdo ditë, qoftë edhe në rastin e zgjedhjeve. Fjalori për bashkimin e të dy pjesëve mua më duket artificial, i pasinqertë prej të dyja palëve sepse PD me kryesimin e Alibeajt duket se thirrjen për bashkim e bën për të mbajtur afër militantët dhe zgjedhësit e vet. Pjesa e Berishës, e bën këtë ofertë me qëllime të tjera, me siguri që Berisha nuk e do bashkimin. Po të donte do ishte të sakrifikonte veten, nuk mund të ketë bashkim duke qenë Berisha. Bashkimi i PD nënkupton menjëherë largimin e tij. Një arsye tjetër që Berisha nuk është i kënaqur me ekzistencën e partisë përballë. Shikoje se sa më shumë kur bëhet fjalë për bashkim aq më shumë degradon pd që të mund të ketë shpresë tek militantët e vet”, deklaroi ai.

Më tej Çupi komentoi edhe zgjedhjet vendore, ku theksoi se Berisha do të përdorë të njëjtën strategji për t’u futur në zgjedhje njëjtë si në 6 mars.

Analisti u shpreh se Berisha nuk futet dot me partinë e tij në zgjedhje sepse nuk e ka vulën e PD-së, por do të futet në një koalicion me Partinë e Lirisë. Ndërsa për këtë të fundit, Çupi thotë se partia e Metës rrezikon të shkrihet pasi me hapjen e dosjeve i hap rrugën largimit të Metës nga politika.

“Dita drejt zgjedhjeve do dëshmojë që opozita është e pa gatshme të bëj politikë jo të shkoj në zgjedhje. Do t’iu duhej tre pjesëve të opozitës kopertinë e re. Formatim tjetër se është pamundur për partinë e Berishës që të shkojë në zgjedhje duke qenë ai në krye, është parti ilegale. Partia e Metës, është parti që mund të mos ketë Metën në krye derisa të vijnë zgjedhjet sepse ligji për dosjet e përjashton. Ditën e fundit Berisha do tentojë të organizojë një zgjedhje allias 6 marsi, të futet në lëkurën e LSI, por ndërkohë të mos jetë LSI. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, porse të futet në logo tjetër ose do shkrihet si grupim. Me logon e vet është e pamundur, prandaj duhet LSI. Por nëse është e pamundur se edhe LSI mund të shkrihet se ka të bëjë me një parti që është shpallur bashkëpunëtor i sigurimit. Kemi dy parti ilegale që kërkojnë të futën në partinë leagle të Bashës. Bardhi deklaroi se nuk mund t’ia ofrojmë vendit si alternativë Berishën, dhe nuk mund të pranojmë ditë që e ka shpallur SHBA non grata”, nënvizoi Çupi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

99 për qind e tradhtive fillojnë kështu, kujdes kur kaloni këtë kufi me personat e tjerë

Story i radhës

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “Simbol heroik i kohezionit evropian”

Të fundit nga

ShkoLartë