Aktorja dhe deputetja shqiptare në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, është shprehur se nuk është e aftë të bëjë politikë të mirëfilltë.
Teksa ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Class”, ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku ka folur për jetën, karrierën dhe politikën.
E pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, ajo tha: “për një shtëpi në mal, për natyrën apo për qetësi”.
Më pas, ajo është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.
“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë Matoshi.
Kojtojmë se Matoshi, disa kohë më parë arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur në tru./albeu.com/