Shkëndija e Tetovës ka njoftuar këtë të premte rikthimin ne klubin kuqezi të një emri mjaft të njofur.
Bëhet fjalë për Ardian Cuculin, ish-mbrojtësin 36-vjeçar, i cili vetëm pak kohë më parë lajmëroi tërheqjen nga futbolli.
Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë), Ardian Cuculi, sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.
Ambicia e Shkëndijës mbetet ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ardian Cuculi pritet të japë kontributin e tij në këtë drejtim”.