Çuçi flet për vendimin e Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës: Po krijojnë normë të re, Kushtetuta nuk e lejon

min lexim

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në përfundim të sesionit, ka bërë një përmbledhje për punët kryesore të realizuara.

Çuçi u shpreh se ndër aktet me rëndësi për publikun ka qenë amnistia penale. “U vonua, por u miratua me një konsensus të gjerë. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i të dënuarve”, tha ai.

Më tej ai u ndal edhe te ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për pensionet.

Vlen për t’u shënuar protokolli në fushën e emigracionit, ku ky Kuvend ratifikoi këtë protokoll, marrëveshje mes dy qeverive”, deklaroi ai para gazetarëve. Po ashtu ai tha se po punohet ende për rishikimin e kodit zgjedhor dhe se po diskutohet formula e llogaritjes se mandateve.

“Besoj se opozita do na bashkohet për të vazhduar rrugën drejt modernizimit të shtetit shqiptar, sepse janë komisione që nuk lidhen me luftën politike të përditshme, por me të ardhmen e vendit”, deklaroi ai.

Lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese tha se është krijuar një paqartësi.

Ka pasur një vendim të Kushtetueses që ka shfuqizuar dy vendime nga Kuvendi, dhe Kuvendi pa diskutim i shfuqizoi vendimet. Në rastin konkret është krijuar një paqartësi lidhur me faktin nëse do duhet që një deputet apo të gjithë, duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar, por nga çdo lloj institucioni, apo jo. Dhe ky është një debat që nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi në gjykimin  tonë Gjykata Kushtetuese ka tentuar që të krijojë një normë të re kushtetuese, që nuk ia lejon kushtetuta. Nuk i imponon dot deputetit si të votojë”, tha Çuçi.

Story i mëparshëm

Abdixhiku e jep një premtim për çerdhet dhe një “goditje” për Kurtin

Story i radhës

I dyshuar për evazion fiskal, “Amazon” gjobitet nga Italia me mbi 120 mln euro

Të fundit nga