Crypto.com hedh në gjyq autoritetet Amerikane pasi u kërcënua ligjërsisht

October 8, 2024
1 minut lexim

Crypto.com ka paditur në gjykatë Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA duke thënë se agjencia federale ka tejkaluar juridiksionin e saj duke rregulluar industrinë e kriptomonedhave.

Platforma e tregtimit të kriptomonedhave tha se lëvizja vjen pas një paralajmërimi nga autoriteti rregullator Amerikan i cili pretendon se kriptomonedhat e tregtuara në platformën e saj kualifikohen si letra me vlerë.

Paralajmërimi i SEC është një lloj deklarate formale se institucioni planifikon të rekomandojë masa. Kompanitë kripto prej kohësh kanë akuzuar SEC për shkelje të juridiksionit të saj ndërsa agjencia pretendon se industria në fjalë është në shkelje të ligjeve financiare të cilat shërbejnë për mbrojtjen e investitorëve dhe aktorëve të tregut.

Platforma e tregtimit të aseteve Robinhood e cila operon një biznes kripto, bursa e madhe Coinbase dhe tregu i NFT-ve OpenSea janë prej kompanive të cilat janë paralajmëruar nga SEC.

“Padia jonë pretendon se SEC ka zgjeruar në mënyrë të njëanshme juridiksionin e saj përtej kufijve ligjorë dhe veçmas se SEC ka vendosur një rregull të paligjshëm që tregtimet në pothuajse të gjitha aktivet kripto janë transaksione letrash me vlerë,” tha Crypto.com.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bastet nuk i japin rast Kombëtares

Story i radhës

Toshkovski: MPB drejton të gjitha kapacitetet e saj në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Shërbimi Tatar-Bashkir
ShkoLartë