Crypto.com dërgon 400 milionë dollarë tek portofoli i gabuar

Crypto.com pranoi se kishte bërë një gabim të rëndë duke dërguar gabimisht 320 mijë Ethereum në një bursë tjetër quajtur Gate.io tre javë më parë.

Vlera e 320 mijë Ethereum llogaritet në 416 milionë dollarë. CEO i Crypto.com tha se kompania supozohej të dërgonte kriptomonedhat në një prej portofolëve të saj të “ftohtë”, portofolë të shkëputur nga rrjeti, por gabimisht e dërgoi tek një adresë që i përkiste një kompani quajtur Gate.io.

Kjo ndodhi pasi Marszalek postoi publikisht adresat e portofolëve të ftohtë të kompanisë për të ofruar transparencë për menaxhimin e fondeve të përdoruesve.

Pasi kishte parë transaksionet e Crypto.com, një përdorues quajtur Gonor Grogan, kishte vënë re se 320 mijë Ethereum ishin dërguar tek Gate.io më 21 Tetor, një sasi e cila përbën 81% të Ethereum që posedon kompania.

Marszalek tha se kompania kishte arritur të rikuperonte të gjitha asetet e transferuara. Përdoruesit në Twitter e konfirmuan pasi panë 285 mijë ethereum të transferoheshin në një portofol dhe 35 mijë të tjerë tek një tjetër. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grupi i pakënaqur i Alternativës kërkon dorëheqjen e Ministrit Sali

Story i radhës

​Udhëheqësi suprem afgan urdhëron zbatimin e plotë të ligjit të sheriatit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez