cruyff flet per dembelen ai gjithmone thote se deshiron te qendroje 639327bd102f6

Cruyff flet për Dembelen: Ai gjithmonë thotë se dëshiron të qëndrojë

December 9, 2022
1 minut lexim

Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff ka folur për situatën e kontratës së yllit francez, Ousmane Dembele.

Dembele ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me gjigantin katalunas, kontratë kjo e cila e mban në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2024.

Cruyff tha se Dembele dëshiron të vazhdojë të ardhmen me Barcelonën, dhe se ka qenë shumë i respektueshëm me klubin.

“Dembele gjithmonë e ka thënë se dëshiron të qëndrojë. Ai ka qenë shumë i respektueshëm dhe ne jemi shumë të lumtur me Ousmane”, tha Cruyff.

Barcelona po planifikon të hap bisedimet për kontratë të re me Dembelen në vitin 2023, pasi që marrëveshja aktuale përfundon në qershor të vitit 2024.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tronditet bota e artit kengetari i njohur akuzohet per perdhunim dalin detajet e renda 639327b6bb2c7
Story i mëparshëm

Tronditet bota e artit, këngëtari i njohur akuzohet për përdhunim – dalin detajet e rënda

moti ne fundjave merr kthese drastike ja qytetet qe rrezikojne permbytjet 639327c15a25d
Story i radhës

Moti në fundjavë merr kthesë drastike/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet

Të fundit nga

ShkoLartë