Prishtina synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll!
Presidenti i klubit bardhekaltër, Edi Kolgeci, ka bërë të ditur përforcimin me portierin nga Brazili.
Është fjala për Cristiano Seben Rossa.
“Portieri më i mirë brazilian, Cristiano Seben Rossa arrin në Prishtinë.
KH Prishtina ka nënshkruar marrëveshje me portierin më të mirë në Brazil për sezonin 21/22,
Cristiano Rossa, e në fotografinë e parë nuk kishte si të mungonte shalla e atyre që na motivojnë, ‘Plisave’”, – njofton KH Prishtina.
Për herë të parë në vitet e pasluftës, hendbolli i Kosovës ka shumë lojtarë nga shtetet e jashtme, sidomos nga Brazili dhe si duket edicioni i ri do të jetë më rivalitet më të madh mes disa skuadrave për kreun e tabelës, një presion i madh që tani për kampionin Besa Famgas.