Ç’po ndodh mes shokëve të ngushtë? Tani i kthehet ashpër Kiarës

February 18, 2023
1 minut lexim

Mesa duket Tan Brahimit nuk i ka pëlqyer që Luiz Ejlli e çoi deri në fund misionin e Vëllait të Madh për t’u hequr banorëve të rinj imunitetin. Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kiara Tito i tha aktorit se këngëtari është përfshirë emocionalisht.

Sipas moderatores, Luizi mendon se ajo është e rrezikuar nga zarfi i kuq që ka Olta. Por Kiara shton se ai gjithashtu e ka menduar edhe pjesën që Tani nuk do të jetë në rrezik.

Nga ana tjetër, aktori i humorit i tha moderatores se po ta dinte njeri se çfarë di ai nga jashtë, nuk do e lodhnin trurin që të bënin kaq shumë akrobacia.

Kiara: Gjëja që ka bërë ky, e ka bërë se ndoshta është përfshirë pak emocionalisht, se ka thënë se rrezikohet Kiara. Se siç më ka mua këtu nuk të ka ty, pavarësisht se të do me gjithë shpirt

Kiara: Nuk ta ka bërë për të të bërë ty të keqen. E ka menduar edhe pjesën që ti nuk do jesh në rrezik

Tani: E kuptoj se edhe unë vi prej jashtë, unë di ça nuk dini ju

Erminona: Ja dhashë unë atë fuqi Oltës, iku ai muhabet

Tani: Ba me e ditë kush se çfarë di unë, nuk e lodh trurin kaq shumë me bërë akrobacia. Domethënë komplet skemën ça bëni ju, unë e di deri ku ka arritur jashtë.

Luizi: Unë po të them se nuk je i rrezikuar prej meje hiç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rama s’mund ta blejë kurrë Ilir Metën dhe Sali Berishën”/ Meta apel socialistëve: Largojeni sa më shpejt, ose do përfundoni

Story i radhës

Neymar shkakton diskutime

Të fundit nga

ShkoLartë