Autoritetet e Selanikut kanë dhënë alarmin, pasi në qendër të qytetit grek janë gjetur dy predha.
Predhat janë gjetur në një distancë kohore, më pak se 24 orë në një kantier ndërtimi në Selanik, fakt që ka ngritur shqetësim në organet kompetente.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bllokuar rrugët përreth kantierit ku u gjetën dy predhat e oksiduara.
Prototherma.gr raporton se predha pritet te hiqet nga njësite e specializuara ushtarake helene.