E gjithë bota u shqetësua nga fjalët e një personi (Louis Pisano) të shkruara në Twitter. Sipas tij, Asap Rocky po e tradhtonte partneren e tij, Rihanna-n, me dizenjuesen e këpucëve Amina Muaddi.
Kaq u desh që gratë të “shpërthenin” ndaj meshkujve dhe memet të shpërthenin në rrjet.
Po ashtu edhe komentet negative ndaj Asap Rocky nuk u kursyen, megjithëse lajmet ende nuk ishin konfirmuar apo mohuar.
Rihanna dhe Asap Rocky
Fatmirësisht, e gjitha ka qenë një sajesë dhe i është dashur vetë Amina Muaddi-t të reagojë e para duke mohuar këto lajme. Më pas, edhe vetë Louis Pisano kërkoi ndjesë në Twitter.
Por teksa rrjeti ziente nga lajmet e tradhtisë, ç’po bënin Rihanna dhe Asap Rocky?
Ata po përgatiteshin për fluturimin e tyre në Barbados, madje edhe janë fotografuar së bashku në aeroport, totalisht të pashqetësuar nga fjalët që qarkullonin për ta.
Kjo është ajo që Pisano postoi në llogarinë e tij në Twitter:
“Përshëndetje të gjithëve, unë do të doja të flisja mbi situatën. Mbrëmë mora një vendim idiot për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë. Nuk do të flas për burimet, ose fajësoj të tjerët për një diskutim që nisi sepse në fund të ditës, unë e mora vendimin për të krijuar atë tweet. Isha une ai që shtypa dërgo dhe e vendosa emrin tim mbi të. Kështu, unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve të përfshira nga veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamenduara. I pranoj plotësisht pasojat e veprimeve të mia mbi postimet dhe çdo dëm që ato shkaktuan. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e Twitter.”