Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 5 raste të reja me COVID nga 78 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Poliçan.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Statistika ( 5 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 78
Testime totale 2,010,684
Raste pozitive 332,299
Raste të shëruara 328,554
Raste Aktive 151
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 5
Vlorë 5
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2