​COVID, 21 raste aktive

1 minut lexim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 21.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,370 qytetarë.

Deri më sot 824.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.250 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,798 persona.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti për ditën e sotme, java nis me diell dhe kthjellime

Story i radhës

Tjetër humbje për Putinin, gjendet i varur në oborrin e shtëpisë oficeri i lartë rus, dyshohet se…

Të fundit nga