Covid 19, Sali: Ka rritje të lehtë, të mërkurën mblidhet KSI

min lexim
Pas një situate të qetë gati dymojore, gjendja me Covid 19 sërisht ka filluar të aktualizohet pas ngritjes së lehtë të shifrave të të prekurve. Me qëllim të ndërmarrjes me kohë të masave anti Kovid, ministri i shëndetësisë Bekim Sali, për ditën e mërkurë, ka paralajmëruar mbledhjen e  Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në të cilët do të sillen vendime për masat e mëtejme nëse ka nevojë.
“Kemi një numër të lehtë të rritjes të të infektuarve. Gjatë ditës së nesërme do të mbahet një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse  pas një pauze dy mujore . Kjo analizë do të na tregojë se në çfar drejtimi do të shkojmë a ka nevojë të ndërmerren masa apo vetëm me apele e kështu me radhë. Unë mendoj se në periudhën e ardhshme do të ketë nevojë të bëjmë më shpesh apele deri tek popullata që të mbrohen nga infektimet, me qëllim që të mos kemi pasoja nga ngarkimi i  sistemit shëndetësor, rsespektivisht institucioneve shëndetore, që mos të kemi kufizime si në lëvizje e kështu me radhë.”, tha ndër të tjera ministri i shëndetësisë Bekim Sali.
Ministri Sali këto komente i bëri në Kumanovë, gjatë një aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aziz Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët dhe ju dua me zemër 

Story i radhës

Rrustem Konjuhi sulmon ashpër boksin e Kosovës për dështim në Lojërat Mesdhetare 

Të fundit nga