Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 49 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën dije se sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369. Në total numri i rasteve aktive është 213.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./albeu.com