covid 19 konsiderohet shkaku kyc per zvogelimin e popullsise ne rusi 61f5149679331

COVID-19 konsiderohet shkaku kyç për zvogëlimin e popullsisë në Rusi

January 29, 2022
1 minut lexim

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.

Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend.

Zyrtarisht, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar 329,000 viktima me këtë virus prej shpërthimit të pandemisë, mirëpo ky numër besohet se jetë dyfish më i lartë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se kjo diferencë ekziston pasi task-forca e konsideron një vdekje me koronavirus, vetëm kur sëmundja përbën shkakun kryesor të vdekjes.

Rusia ka regjistruar një seri të rekordeve të infektimit në ditët e fundit, pas shtrirjes së variantit Omicron në këtë shtet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shba te rusia kina dhe efektet domino te krizes ne ukraine 61f51459475d0
Story i mëparshëm

SHBA-të, Rusia, Kina dhe efektet domino të krizës në Ukrainë…

arjola me mire te dalesh nga kjo loje per njeriun qe je se per ate qe nuk je 61f514983beb8
Story i radhës

Arjola: Më mirë të dalësh nga kjo lojë për njeriun që je, se për atë që nuk je

Të fundit nga

ShkoLartë