Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 21 raste pozitive për Covid-19 dhe një humbje jete. Në raportimin ditor të shifrave, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 536 testime të kryera, të infektuar rezultuan 11 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamzë.
Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Sa i përket rastit fatal, bëhet fjalë për një 77-vjeçar nga Tepelena.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 536
Testime totale 1,989,914
Raste pozitive 331,473
Raste të shëruara 327,629
Raste Aktive 252
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 184
Fier 17
Elbasan 14
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Vlorë 5
Berat 5
Korçë 3
Lezhë 2
Durrës 2