covid 19 ende i pranishem per dy jave ne kosove u raportuan 46 raste pozitive 64e72e5160809

COVID-19 ende i pranishëm – për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive

August 24, 2023
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, njofton IKSHPK.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

MARKETING

RENT A CAR

detaji qe po habit boten shefi i kuzhines mbreterore femijet e princ william dhe kate middleton nuk hane me ta 64e72dd8ec562
Story i mëparshëm

Detaji që po habit botën, shefi i kuzhinës mbretërore: Fëmijët e Princ William dhe Kate Middleton nuk hanë me ta

sylvinho i sugjeroi trajneret qe te marrin vazhdimisht njohuri te reja 64e72f3951737
Story i radhës

Sylvinho i sugjeroi trajnerët që të marrin vazhdimisht njohuri të reja

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë