Shkup, 11 Dhjetor – Kohët e fundit shqetësues është fakti i rritjes së numrit të sulmeve në zemër dhe në tru tek personat që kanë pasur virusin korona, thotë mjeku Sedat Lumani.
Ai potencon se të gjithë ata që kanë kaluar “Covid 19” kanë predispozita për pasoja të ndryshme në organizëm, pasi virusi nuk ka zgjedhur organ apo ind të cilin nuk e ka prekur.
Doktor Lumani bën thirrje personave që e kanë kaluar “Covid-19”, të bëjnë kontrolle adekuate, dhe të mos e neglizhojnë situatën.
“Me rëndësi të madhe është se sindroma post covid vitin e fundit kemi të bëjmë me një rritje të numrit të grupmoshës jo tipike për sëmundjet kardiovaskulare për shkak se atakon miokardin e zemrës dhe kemi shumë infarkte respektivisht sulme të sistemit nervor qendror. Por nuk duhet të neglizhohen simptomet që do të paraqiten qoftë me kokëdhimbje ose dhimbje të krahërorit me plogështi të madhe, të konsultohen me mjekët të bëjnë ekzaminime adekuatë të cilët ndoshta mund të prevenohen mos të vije tek sulmet që janë vdekje prurëse” – tha mjeku amë, Sedat Lumani.
Mjeku Lumani thotë se aktualisht virusët sezonale janë dominant me simptomatologji të ndryshme dhe mënyra e vetme preventive është vaksinimi dhe izolimi i personave të sëmurë.
“Edhe ftohjet që shumë shpesh kohëve të fundit sidomos këto muaj kemi patur variacione të ndryshme të temperaturës me simptomatologji gati se të njejtë ,ngritje të temperaturës dhimbje të trupit ,të fytiti ,humbja e oreksit ,një apati e përgjithshme paraqitet dhe shumë është e vështirë në aspektin klinik që të dallohet a është virus apo ftohje e rëndomtë .Këtu kemi të bëjmë edhe me virusin e koronës ,një nëngrup i koronës poashtu ka simptomatologji përafërsisht të njejtë” – u shpreh Lumani.
Mjeku Sedat Lumani thotë se më të rrezikuar nga gripet sezonale janë fëmijët deri në moshën 5-6 vjeç dhe të moshuarit me sëmundje kardiovaksulare dhe respiratore, andaj thotë për kujdes të shtuar dhe përforcim të imunitetit me vaksinim dhe ushqim cilësor për mbrojtje nga viruset e ndryshme.
Burimi: zhurnal.mk