Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.695 teste të kryera janë regjistruar 1.045 raste të reja me virusin korona. 557 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ( 1.045) janë regjistruar 132 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 2.418 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 25 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23.01.2021 – 02.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 278.182 raste, prej të cilëve 257.280 janë shëruar, kurse 8.578 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 12.324 raste aktive me koronavirus.