COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit në vend

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 testime, ka 1 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 19 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.

Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336

Testime totale 2,032,346
Raste pozitive 333,270
Raste të shëruara 329,562
Raste Aktive 112
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Fier 9
Vlorë 3
Berat 3
Durrës 2
Elbasan 2
Lezhë 1

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Legjenda e Francës flet për Shqipërinë

Story i radhës

Kosova e Duseldorfit e bën me shtëpi Azemin dhe Haradinin, ia dorëzon çelësat 

Të fundit nga