COVID-19/ A po merr fund pandemia? Asnjë humbje jete gjatë prillit, çfarë pritet në vjeshtë

Zhvillime pozitive duken se po shpalosen në vendin tonë përsa i përket pandemisë. Në këtë javë të parë të prillit, fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Sipas shifrave të bëra publike në baza ditore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të premten është shënuar numri më i ulët i infektimeve në 24 orë gjatë këtyre 8 ditëve të para të prillit. Nga 846 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 28 persona.

Ndërkohë, aktualisht janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Në ditën e parë të prillit, kishte 82 raste, më pas kishte 87 qytetarë të infektuar më 5 prill. Këto duket se ishin shifrat më të larta, sipas informacioneve zyrtare. Shifrat kanë pësuar dhe luhatje, fakt në të cilin mund të ketë ndikuar edhe numri i testimeve të kryera në qendrat shëndetësore nga qytetarët.

Epidemiologia e ISHP-së paralajmëron rritje të rasteve në vjeshtë

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja thotë se variantet e reja janë më të transmetueshme por, edhe shkaktojnë forma të lehta të sëmundjes. Rrallë ndodh që variantet e reja të jenë më të rënda se forma e parë e virusit, thekson ajo.

Daja shpjegoi se Covid-19 do të na shoqërojë gjatë, por në formë të lehtë dhe rritje të rasteve mund të kemi në vjeshtë, në shtator-tetor kur do të qarkullojë edhe gripi.

“Sipas të dhënave, kemi 45% të popullsisë të vaksinuar me dy doza, kurse me dozën e tretë përqindja është me e ulët. Të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuarve asnjëherë. Kjo mund të quhet pandemia e të pavaksinuarve.”

Situata e pandemisë më herët

Gjatë marsit, gjendja e pandemisë në Shqipëri dukej më e rënduar, pasi në fillim të muajit kishte rreht 100 apo më shumë raste ditore. Pika e kthesës duket se ndodhi në fund të javës së parë të muajit, kur u regjistruan 40 raste të reja në 24 orë.

Ndërsa gjatë shkurtit, rastet e reja ditore janë rritur, numri i shtrimve në spital ka ngelur konstant, ndërsa numri i të shëruarve është luhatur dhe ka pësuar rënie.

Në datën 8, u raportuan 841 qytetarë të infektuar, ndërsa të mërkurën ky numër ra në 700 raste për ulur akoma në 604 të enjten. Kjo shifër pësoi një rënie graduale, duke shkuar në 531 të premten, 457 të shtunën, dhe 296 të dielën, për të rënë akoma në 187 këtë të hënë.

Viktimat nga koronavirusi rreth 80 vjeç

Nga të dhënat e mësipërme, shumica e qytetarëve që ndërronin jetë ishin mosha relativisht të mëdha, rreth 80 vjeç, kurse viktima më e re në moshë ishte një 48-vjeçar nga Korça. Sipas këtij hulumtimi dhe studimeve të tjera më të hershme, moshat e reja i përballojnë më mirë pasojat shëndetësore të virusit.

Zonat më të goditura nga COVID-19

Përsa i përket zonave më të goditura nga koronavirusi, gjatë shkurtit, ka kryesuar ajo e Tiranës. Kjo ka ndodhur pavarësisht faktit se numri i infektimeve të zbuluara në 24 orë ka rënë nga 113 të hënën e kaluar në 90 raste ditën e sotme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U tha se do të kandidojë për president në Shqipëri, Ramush Haradinaj: Shpifje shumë e ulët

Story i radhës

Rrëfimi i tmerrshëm: Gruaja e ushtarakut ukrainas tregon se si e përdhunuan ushtarët rusë

Të fundit nga