COVID, 16 raste aktive në Kosovë

1 minut lexim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 16.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sunak konfirmon se Britania do të sigurojë 25,000 komplete dimërore për ushtrinë ukrainase

Story i radhës

Si ndikon ndryshimi i stinëve në gjumë

Të fundit nga