Philippe Coutinho duhet të mendojë për një klub të ri, pasi tek Aston Villa këtë sezon ka luajtur vetëm shtatë ndeshje si titullar.
Unai Emery i ka besuar vetëm një herë dhe gjatë merkatos së janarit kishte shumë zëra për largimin e tij, por problemi qëndronte te paga e sulmuesit dhe tarifa e transferimit që anglezët donin për të.
Për Coutinhon u përfol shumë edhe për një rikthim në Brazil te Corinthians.
Drejtori sportiv i këtij klubi gjithsesi e ka mbyllur si pistë, duke thënë se nuk i intereson transferimi i Coutinhos, pasi e dinë mirë se braziliani nuk do që të rikthehet në shtëpi.