courtois rikthehet te belgjika pas dy vitesh 67d4a5e842353

Courtois rikthehet te Belgjika pas dy vitesh

March 14, 2025
1 minut lexim

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Nations League.

Ai është përfshirë në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për përballjen me Ukrainën në fazën “playoff”.

Courtois ka munguar te Belgjika pas një përplasje në qershor të vitit 2023 me ish-trajnerin Domenico Tedesco lidhur me çështjen e shiritit të kapitenit. Si pasojë, tridhjetë e dy vjeçari me 102 paraqitje për Kombëtaren belge kishte munguar në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar.

Megjithatë, portieri i Real Madrid ka ndryshuar mendje pas shkarkimit të Tedesco dhe emërimit të Rudi Garcia si trajner i ri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

haxhiu i reagon bajramit hykmete mos i ngaterro gjerat si zakonisht 67d4a228d2d0f
Story i mëparshëm

Haxhiu i reagon Bajramit: Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht

glamping me automjete elektrike arrin nivelin tjeter 67d4a6d7dd76d
Story i radhës

“Glamping” me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë