costa shqiperia ka bere progres ne rrugetimin drejt be se 67fcce87bb46c

​Costa: Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt BE-së

April 14, 2025
min lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar nga Brukseli së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Kjo u bë para fillimit të takimit, për çka u tha se Shqipëria do të hap grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama tha se janë të përkushtuar që të përmbushin detyrat e kalendarit për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027.

Rama: Jemi të përkushtuar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027

“Me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces edhe pastaj për Samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Evropian, i cili është një aktivitet shumë me rëndësi por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment dhe sigurisht do të flasim edhe për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që ka shumë për të diskutuar por në përgjithësi jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027-tës”, deklaroi ai.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Costa: Është inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim

“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për Bashkimin Evropian dhe është investimi më i rëndësishëm gjeo-strategjik për paqen, begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tonë. Është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia është që të çelim edhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, shumë e rëndësishme për Shqipërinë por mendoj që kjo është po kështu një shenjë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të”, shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku e pranishme do të jetë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kryeministri mickoski per vizite ne emiratet e bashkuara arabe 67fcc8ee7e92e
Story i mëparshëm

Kryeministri Mickoski për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

rashiq serbet e kosoves qe shkuan ne tubimin e vuciqit ishin te shantazhuar 67fcd7eca21f0
Story i radhës

​Rashiq: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiqit ishin të shantazhuar

Të fundit nga

​Hashim Thaçi mbush 57 vjet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 57 vjet. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi, i

Horoskopi i datës 24 prill 2025

Dashi Do jeni shumë të drejtë sot dhe nuk do lejoni as që t’iu bëhen padrejtësi. Personat dashakeqë do i shmangni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni në një lidhje do i

Eksperiencat e forta i japin vlerë jetës

Një sëmundje, një aksident, fundi i një dashurie ose një situatë e papritur: ngjarje që ndryshojnë dukshëm perceptimin e gjërave për ne. Sepse nëse është e vërtetë që kur kjo ndodh, koha

Vdekja është një fillim i ri

I kam lexuar me emocion këto faqe që burojnë nga mendimi dhe dashuria e Angelo Scola-s, vëllai im i dashur në episkopat dhe një njeri që ka mbajtur detyra delikate në Kishë,
ShkoLartë