Antonio Conte i rikthehet historisë së përjashtimit nga Conference League. Trajneri i Tottenham tha:
“Nuk e pashë të drejtë që UEFA të na nxirrte nga Conference League. Ne u përjashtuam jo me vullnetin tonë, por sepse nuk u gjet një datë për të luajtur për shkak të Covid.
Nuk ishte e drejtë për klubin dhe lojtarët. Mund të ishim protagonistë dhe të shkonim deri në finale.
Meqenëse nuk e fituam, megjithatë, jam i lumtur që Roma e fitoi”, u shpreh tekniku italian për “Gazzetta.it”.