Një pikë në dy ndeshjet e fundit, kanë vendosur Tottenham në një pozicion të vështirë në tabelën e klasifikimit duke qenë se gara për një vend në Champions League është vështirësuar ndjeshëm. Tensioni është i lartë te londinezët ndërsa trajneri Antonio Conte para ndeshjes me Crystal Palace bën polemikë me mediat duke theksuar se deklaratat e tij nuk përkthehen siç duhet për shkak të anglishtes së teknikut italian.
“Unë e kuptoj që anglishtja ime nuk është e mirë dhe ndonjëherë nuk më kuptoni. Por, klubi e di mirë pozicionin tim dhe projektin qe kemi para.
Tani jemi në start te projektit dhe po mundohemi të plotësojmë hapat e parë të tij. Mendoj se ishte një çmenduri të mendosh që Tottenham do të synonte titullin kaq shpejt, nuk thashë që mungojnë lojtarët por theksova atë që po bëjmë.
Unë kam një kontratë dhe jam i lumtur që gjendem te Tottenham, më pëlqen si eksperiencë dhe mënyra që po punohet. Kam një raport korrekt me të gjithë, pastaj në fund të sezonit do të vendosë së bashku me klubin si do të vijojmë”, u shpreh Conte.