Conte insiston për transferimin e Zaniolo

1 minut lexim

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur.

Skuadra e Tottenham, me dëshirën e Antonio Conte, po shtyn për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se disa lojtarë të Tottenham ishin përfshirë për ta ftuar Zaniolo që t’i bashkohej Spurs, gjatë miqësores që luajtën dy skuadrat.

Roma thuhet se janë gati të pranojnë ofertën për Zaniolo, nëse londinezët ofrojnë 50 milionë euro.

Tottenham janë gati që në ofertë të përfshijnë edhe lojtarë si Sergio Reguilon, Japhet Tanganga, Tanguy Ndombele apo Giovanni Lo Celso.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë konkrete drejt zyrave të Romës, për kartonin e Zaniolo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë pune në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Story i radhës

Nuredini: Ne ndihmojmë në pastrimin e deponive të egra, por komunat duhet të sigurojnë shërbime edhe në lagjet më të izoluara

Të fundit nga