conte i pergjigjet capellos 68f916b55cbbc

Conte i përgjigjet Capellos

October 22, 2025
1 minut lexim

Napoli pësoi një humbje të rëndë në Holandë, ku u mposht 6-2 nga PSV Eindhoven-i në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një disfatë që tronditi tifozët dhe solli reagime të shumta, përfshirë edhe një koment ironik nga trajneri Antonio Conte.

Pas ndeshjes, Fabio Capello, ish-trajner i Real Madridit, Juventusit dhe Milanit, vuri re se Conte kishte qenë më i qetë se zakonisht në stol gjatë gjithë takimit. “E pashë Conte-n shumë të zymtë që në fillim, gjë që më duket e çuditshme, sepse zakonisht është plot energji dhe reagime,” deklaroi Capello për “Sky”.

Reagimi i Contes nuk vonoi: “Unë kurrë nuk dorëzohem. Ndoshta nuk shfaq shumë gëzim, por është e vështirë ta bësh këtë gjatë lojës. Mund të kem qenë më pak agresiv se zakonisht, por përgjegjësia është imja kur humbasim 2-6. Herën tjetër do të marr një kamxhik dhe një stol, si një dresues tigri,” tha me ironi trajneri italian.

Megjithatë, Conte nuk harroi të analizonte edhe paraqitjen e skuadrës së tij:

“Nëse duam të rritemi dhe të ndërtojmë diçka që i bën krenarë napolitanët, duhet të kuptojmë se kemi nevojë të rikthejmë shpirtin dhe unitetin e sezonit të kaluar.

Duhet të heqim dorë nga synimet personale dhe egoizmi. Vetëm një qëllim duhet të na udhëheqë: Napoli. Sepse Napolin dhe napolitanët nuk mund t’i mashtrosh,” përfundoi Conte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

projekti tid ne durres zhupa kerkon interpelance me ministrin gonxhja prioritet mbrojtja e interesit te qytetareve 68f91654d712e
Lajmi i mëparshëm

Projekti TID në Durrës, Zhupa kërkon interpelancë me ministrin Gonxhja: Prioritet mbrojtja e interesit të qytetarëve

kingji takon ulutash vazhdimi i misionit te nato s ne kosove me i rendesishem se kurre 68f916c59daa3
Lajmi i radhës

​Kingji takon Ulutash: Vazhdimi i misionit të NATO-s në Kosovë më i rëndësishëm se kurrë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë