Kombëtarja italiane mbeti pa trajner pasi Roberto Mancini u largua nga ky post pas më shumë se pesë vitesh punë. Antonio Conte dhe Luciano Spalletti janë kandidatët kryesorë për të drejtuar Axurrët, sipas Italian Sky.
Të dy trajnerët janë aktualisht pa punë: Conte u largua nga Tottenham në pranverë dhe Spalletti u nda me Napolin pas sezonit të fundit kampion.
Vlen të thuhet se Antonio Conte ka qenë tashmë trajner i kombëtares italiane në vitet 2014-2016.
Në 24 ndeshje gjatë kësaj periudhe, skuadra ka festuar 14 fitore me gjashtë barazime dhe katër humbje.