Conference League, skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ave

Janë përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në raundin e 1/8-ave të Conference League. Pas Bodo/Glimt, PSV, Partizanit të Beogradit, Marseille dhe Leicester, që siguruan këtë raund më herët, tashmë ia kanë dalë të marrin kualifikimin edhe Slavia Prague dhe Vitesse.

Slavia Prague ka marrë rezultatin 6-4 në dy ndeshjet e zhvilluara me Fenerbahcen. Çekët fituan takimin e parë me rezultatin 3-2, teksa këtë mbrëmje fituan me rezultatin 3-2 sërish, golat për vendasit i realizuan Schranz në minutën e 19’ dhe Sor. Y në minutën e 27’ dhe të 63’, teksa për turqit realizuan Yandas në minutën e 39’ dhe Mërgim Berisha në minutën e 90’.

Edhe Vitesse ia ka dalë që të kualifikohet për në raundin e radhës të Conference League, duke fituar me rezultatin 3-2 dy takimet me Rapid Viena. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-2, teksa këtë të enjte holandezët morën fitoren 2-0 falë golave të Grbic në minutën e 3’ dhe të Bero në minutën e 19’.

Pas humbjes 1-0 në Danimarkë, grekët e PAOK-ut triumfuan 2-1 në Selanik ndaj Midtjylland dhe çuan ndeshjen në shtesë, teksa për të siguruar kualifikimin, u desh gjuajtja e penalltive, me vendasit që u treguan perfektë duke fituar 5-4 dhe avancuar më tej.

Skuadrat e kualifikuara për raundin e 1/8-ave të Europa Conference League:

Bodo/ Glimt

PSV

Partizani i Beogradit

Marseille

Leicester

Slavia Prague

Vitesse

PAOK

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Foshnjet që rriten në praninë e një qeni janë më të shëndetshme

Story i radhës

Lleshaj: Kjo është luftë e Putinit për t’i realizuar ambiciet dhe frustrimet e tij, nuk do ketë sukses

Të fundit nga