Kingsley Coman është larguar nga kampi i Francës pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024, ka konfirmuar federata franceze.
Coman ka pasur pak hapësirë te Franca në Evropian. Lojtari i krahut kishte një lëndim në fund të edicionit dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike.
Por, ndonëse Ousmane Dembele po shfaq pak, Comani nuk ka pasur rastin e tij të vërtetë.
Coman ka udhëtuar për në Suedi që të jetë afër gruas së tij. Çifti është në pritje të fëmijës së katërt.
Nuk është bërë e ditur se kur lojtari i Bayernit do të kthehet në përfaqësuese.
Franca luan të premten në çerekfinale ndaj Portugalisë.
Burimi: botasot.info