Çollaku: Pas vrasjes së policit serb mund të ketë “hakmarrje” nga serbët në Kosovë

min lexim

Pas rastit të vrasjes së policit serb e që autoritet serbe pretendojnë se autori i vrasjes është Faton Hajrizi, njohësi i sigurisë Fatmir Çollaku pretendon se mund të ketë ndonjë lloj “hakmarrje” në Kosovë nga grupet huligane.

Çollaku tha se “hakmarrja” mund të ndodh në këto dy ditë e para pas ngjarjes së vrasjes së policit në Loznicë.

“Ka mundësi për hakmarrje sidomos në këto dy ditë e para ose do të ketë kohën e 24-orëshit të parë të 48-orëshit të parë. Mund të ndodh, uroj të mos ndodh. Por, janë të pritshme reagimet e qytetarëve serbë dhes strukturave të caktuara me qëllim të hakmarrjes shumë herë që autobusët tanë që kanë qarkulluar me udhëtarë andej, çfarëdo që ka ndodhur në Kosovë ata janë hakmarrë. Ose huliganët, besa edhe grupet e organizuara mirë për t’u hakmarrë në kuptimin e dëmtimit të pronave”, tha ai.

Ndërkohë, sa i përket sigurisë së qytetarëve, njohësi i kësaj rrethane se institucionet përgjegjëse duhet të jenë të përgatitura dhe në gjendje gatishmëria për t’i penguar përpjekjet për hakmarrje.

“Institucionet të shtojnë vigjilencën dhe të kenë gatishmërinë për të penguar çfarëdo qoftë tentimi eventual të organizuar të hakmarrjes në territorin e Kosovës, sepse grupet huligane mund të bëjnë ndonjë përpjekje të hakmarrjes në zonën e brezit kufitar, prandaj duhet mobilizim të nivelit të gatishmërisë”, deklaroi ai.

Një polic serb raportohet se ka mbetur i vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë dhe një tjetër i plagosur rëndë, derisa autoritetet serbe pretendojnë që autori është shqiptar.

Për këtë dyshohet se autori është Artan Hajrizi, ndërkaq familja e tij ka deklaruar për Tëvë1 se ai nuk gjendet në Kosovë, qysh prej janari të këtij viti.

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit prapa kamerës ka thënë se ky i fundit i ka vjedhur dokumentat Artonit, të cilat po pretendohet se janë gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra polici serb.

Artan Hajrizi, është një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e policit, ndërkohë që i njëjti është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë, ku ishte dënuar për disa vepra penale.

Hajrizi fillimisht është dënuar në janar të vitit 2000 për vrasjen e një ushtari rus në qendër të Skenderajt, kur ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje është dënuar me 6 vjet burgim.

Story i mëparshëm

Capital T zbulon datën e lansimit të projektit të ri “Miss Me”

Story i radhës

Mërgimtarët ankohen për pritjet në “Tabanoc”, autoritetet thonë se situata po menaxhohet, makinat po kalojnë shpejt

Të fundit nga