Çollaku paralajmëron rrezikun që e pret PD me 7 korrik, thirrje demokratëve që të kenë kujdes

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku teksa ka komentuar ditën e djeshme protestën e 7 korrikut, tha se PD duhet të ketë kujdes për shkak të elementëve që ka afruar rreth vetes. Në një intervistë televizive,

Çollaku vuri në dukje se në takimet që ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur para protestës, ka pasur njerëz që krahasojnë Bashkimin Europian me Bashkimin Sovjetik.

“Patjetër jam në krah të çdo proteste. Lidhur me protestën e 7 korrikut. Kam ende në dilemë. Dilema zuri vendin e entuziazmit fillestar. Unë mendoj se protesta të tilla kanë nevojë për qartësi. Ne jemi dëshmitar se protesta të tilla janë thirrur kundër Vuçiçit e kanë përfunduar me thirrjet “Basha ik”. Shpresoj mos të jetë ky rast. Nuk do doja të përdoret. Edhe brenda PD, për të thënë edhe që shumica jemi ne, hajdeni pas nesh. Unë në protestë shoh njerëz që nuk i lidh asgjë me doktrinën e PD dhe me PD. Dëgjoj njerëz që thonë se BE është si Bashkimi Sovjetik. Ka nga këta terroristët e konspiracionit. Protesta duhet të jetë e pastër”, deklaroi ai.

Më tej Çollaku tha se nuk do donte që opozita shqiptare të shihej në kancelaritë evropiane si një opozite që është kundër sanksioneve ndaj Rusisë, duke përmendur momentin delikat për shkak të luftës në Ukrainë.

“Në rast se do të kishte një motiv që ne të ulemi në bulevard që kjo qeveri të rrëzohet, se që zgjedhjet janë fituar me vota të blera është fakt. E kuptoj që çmimi duhet të ishte debati kryesor i një proteste opozitare. Bota ndodhet në luftë që nga dita e sulmit rus në Ukrainë. Rrezikojmë ti japin Ramës kredenciale ndërkombëtare të pamerituara. Unë nuk do doja që opozita shqiptare të lexohet në kancelaritë evropiane si një opozitë që refuzon sanksionet. Jemi në luftë, kemi votuar sanksionet kundër Rusisë. Në situata të tilla duhet të jemi të qartë në mesazhet që japim. Ftoj miqtë e mi të kahut tjetër në PD të jenë të kujdesshëm me mesazhet, me ata që thonë se BE është si Bashkimi Sovjetik. Nevoja për të përdorur për një protestë çdo lloj elementi me PD, madje mund ti sjellë kosto PD-së”, nënvizoi Çollaku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen pamje/ Futbollisti i Prishtinës rrahet në një turne në futboll të vogël

Story i radhës

Xavi Simons, lojtar i PSV Eindhoven

Të fundit nga