Colima, qyteti meksikan me shkallën më të lartë të krimit në botë vitin e kaluar

Qyteti meksikan Colima u regjistrua si qyteti me shkallën më të lartë të krimit në botë, me 181,94 vrasje për 100.000 njerëz në vitin 2022, transmeton Anadolu.

Raporti i publikuar nga Këshilli Popullor i Sigurisë Publike dhe Ligjit Penal (CCSPJP) renditi 50 qytetet me shkallën më të lartë të krimit në botë.

Raporti tha se Colima kryesoi listën me 181.94 vrasje për 100.000 njerëz vitin e kaluar.

Meksika ka gjashtë vite që regjistron qytetet më të rrezikshme në botë. Ndërkohë që në raport janë përfshirë 17 qytete nga Meksika, ku renditen 50 qytete me mbi 300 mijë banorë dhe me shkallë të lartë krimi, 9 nga 10 qytetet me shkallën më të lartë të krimit në botë kanë ardhur nga ky vend.

Në raport është kritikuar qeveria aktuale, e cila dyshohet se ka mbyllur sytë ndaj veprimeve të organizatave kriminale që veprojnë në vend dhe kështu ka krijuar hapësirë ​​për organizatat kriminale.

“Nuk ka asnjë qeveri tjetër kombëtare që ka zbatuar politikë të sigurisë publike që lejon kriminelët të përqafojnë lirisht dhunën dhe ta bëjnë këtë hapur, si në Meksikë tani”, thuhet në raport.

Duke theksuar se është bërë përparim i dukshëm në vendet që kanë marrë masa kundër krimeve të sipërpërmendura, në raport thuhet se El-Salvadori dhe Guatemala, vendet ku është kryer dhuna më e madhe në të kaluarën, kanë ulur shkallën e vrasjeve me masa efektive.





Story i mëparshëm

Adriano parashikon ndeshjen Inter-Porto

Story i radhës

Lansohet fushata vetëdijësuese për cilësinë e ajrit në Kosovë

Të fundit nga