Cole shpenzon mbi 20,000 euro për një qen

June 7, 2022
1 minut lexim

Ashley Cole, ish-mbrojtësi i krahut i cili ka luajtur tek Roma, Arsenali, Chelsea dhe Crystal Palace – bleu një qen me vlerë mbi 23,000 euro për të mbrojtur familjen e tij.

Një “Shepherd” i trajnuar për mbrojtje personale. Ish-mbrojtësi u trondit nga grabitja e pësuar në vitin 2020: disa kriminelë hynë në shtëpinë e tij dhe e lidhën atë, të dashurën e tij Sharon dhe fëmijët e tyre Jaxon dhe Grace duke i kërcënuar me armë.

Cole, i cili me fanellën e Romës ka grumbulluar 16 paraqitje, nuk dëshiron të rijetojë situata të ngjashme dhe ka vendosur të mbrojë të dashurit e tij përmes qenve të specializuar. Këta janë qenë të trajnuar për vetëmbrojtje dhe të rritur në mjedise ushtarake dhe policore, të mësuar gjithashtu për të kërkuar njerëz të zhdukur, drogë dhe bomba.

Ky nuk është ish-futbollisti i parë që merr një vendim të tillë: Kean, Rooney dhe kampionë të tjerë të kaluar janë mbështetur gjithashtu në këtë mënyrë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moska kërcënon gazetarët amerikanë me ‘masa të forta’

Story i radhës

U dogjën 10 hektarë me pishë; fiket zjarri në Mirditë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë