coinbase behet kompania e pare e kriptovalutave qe i bashkohet indeksit sp 500 6823a2c98e7cf

Coinbase bëhet kompania e parë e kriptovalutave që i bashkohet indeksit S&P 500

May 13, 2025
1 minut lexim

Coinbase do ti bashkohet indeksit S&P 500 më 19 Maj, duke zëvendësuar Discover Financial Services raportoi CNBC. Ndryshimi vjen ndërsa Coinbase ka tërhequr vëmendjen e investitorëve institucionalë dhe individualë.

Aksionet e kompanisë u rritën me 8 përqind menjëherë pas publikimit të lajmit. Kështu Coinbase do të bëhet kompania e parë e kriptomonedhave në S&P 500 duke reflektuar prezencën çdo ditë nër ritje të kriptovalutave në financiarën e përditshme veçanërisht pasi më shumë institucione po fitojnë aprovime të fondeve të tyre të investimit në Bitcoin.

Kompania doli publikisht në 2021 dhe ka zgjeruar gradualisht rolin e saj në sistemin financiar Amerkan. Megjithatë vlera e aksioneve të saj mbetet poshtë rekordeve të vendosura në të kaluarën.

Aktualisht aksionet e Coinbase shiten për 207.22 dollarë, një diferencë e madhe krahasuar me 357 dollarë në 2021. Kompania ka një vlerë tregu prej 53 miliardë dollarësh.

Të ardhurat e saj nga viti në vit u rritën me 24 përqind në 2.03 miliardë dollarë megjithatë nuk arriti dot të kapte parashikimet e Wall Street prej 2.12 miliardë dollarë.

Një vit më parë fitimi i kompanisë ishte 1.18 miliardë dollarë ndërsa në tre mujorin e parë të 2025 ishte 65.6 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

gucati dhe abdixhiku flasin per gjendjen e kategorive te dala nga lufta 68239ffa2339f
Story i mëparshëm

Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta

amorimi me gjest te madh 6823a3ba11004
Story i radhës

Amorimi me gjest të madh

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë