coinbase behet kompania e pare e kriptovalutave qe i bashkohet indeksit sp 500 682386a9df046

Coinbase bëhet kompania e parë e kriptovalutave që i bashkohet indeksit S&P 500

May 13, 2025
1 minut lexim

Coinbase do ti bashkohet indeksit S&P 500 më 19 Maj, duke zëvendësuar Discover Financial Services raportoi CNBC. Ndryshimi vjen ndërsa Coinbase ka tërhequr vëmendjen e investitorëve institucionalë dhe individualë.

Aksionet e kompanisë u rritën me 8 përqind menjëherë pas publikimit të lajmit. Kështu Coinbase do të bëhet kompania e parë e kriptomonedhave në S&P 500 duke reflektuar prezencën çdo ditë nër ritje të kriptovalutave në financiarën e përditshme veçanërisht pasi më shumë institucione po fitojnë aprovime të fondeve të tyre të investimit në Bitcoin.

Kompania doli publikisht në 2021 dhe ka zgjeruar gradualisht rolin e saj në sistemin financiar Amerkan. Megjithatë vlera e aksioneve të saj mbetet poshtë rekordeve të vendosura në të kaluarën.

Aktualisht aksionet e Coinbase shiten për 207.22 dollarë, një diferencë e madhe krahasuar me 357 dollarë në 2021. Kompania ka një vlerë tregu prej 53 miliardë dollarësh.

Të ardhurat e saj nga viti në vit u rritën me 24 përqind në 2.03 miliardë dollarë megjithatë nuk arriti dot të kapte parashikimet e Wall Street prej 2.12 miliardë dollarë.

Një vit më parë fitimi i kompanisë ishte 1.18 miliardë dollarë ndërsa në tre mujorin e parë të 2025 ishte 65.6 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

kica xhelili ne takim me presidenten ldk ja do ta prezantoje idene e qeverise tranzicionale 682383d9969be
Story i mëparshëm

Kica-Xhelili: Në takim me presidenten, LDK-ja do ta prezantojë idenë e qeverisë tranzicionale

alonso i kerkon perezit te transferoje futbollistin qe e kerkon gjysma e europes 68238799a5d16
Story i radhës

Alonso i kërkon Perezit të transferojë futbollistin që e kërkon “gjysma” e Europës

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë