CO2 po shkakton “çmendjen” e motit, Evropa rekord zjarresh e përmbytjesh

April 22, 2022
1 minut lexim

Moti në Evropë është luhatur mes temperaturave jashtëzakonisht të ulëta për pranverën dhe një verë të nxehtë rekord vitin e kaluar, me temperatura përvëluese por edhe reshje të mëdha shiu, teksa zjarret në rajonin e Mesdheut shkrumbuan sipërfaqe toke me madhësinë e Qipros.

Këto janë përfundimet e raportit të pestë europian për situatën klimatike, të publikuar të premten, i cili del në përfundimin se vera e vitit 2021 ishte 1 gradë Celsius më e nxehtë se mesatarja e viteve 1991-2020. Sipas këtij raporti, temperatura mesatare e ajrit në Evropë është rritur me rreth 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Kontinenti i vjetër shënoi një rekord të ri të përkohshëm nxehtësie verën e kaluar me 48.8 gradë Celsius, të regjistruara në ishullin italian të Siçilisë. Më parë, si dita më e nxehtë në Evropë mbahej ajo e shënuar në Athinë në 1977 me 48 gradë Celsius. Ndërkohë, një front i ftohtë i ngritur, i krijuar në rajonet e Atlantikut e Arktikut, zbriti në jug drejt Evropës, duke sjellë një mot të paqëndrueshëm në zonat qendrore e jugore të saj, sidomos në Mesdhe.

Hartuesit e raportit të situatës klimatike thonë se nuk është për tu çuditur dhe aq shumë nga luhatjet e forta të motit. Sipas tyre, në këtë fenomen po ndikojnë emetimet e vazhdueshme të dioksidit të karbonit dhe gazit metan, që të dyja të gjeneruara kryesisht nga djegia e karburanteve fosile. Raporti tregon se përqendrimi i metanit në atmosferë, një shkaktar i fuqishëm ky i efektit serë, është shtuar ndjeshëm, sidomos këto dy vitet e fundit, me ritmet më të shpejta të një dekade.

Duke cituar përmbytjet shkatërrimtare të muajit korrik në Gjermani që shkaktuan rreth 200 viktima, një studim i World Weather Attribution dilte në përfundimin se ndryshimet klimatike i shtuan me 9 herë gjasat e një tragjedie të tillë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LLOCH sjell projektin e radhës “Dhija me zile”

Story i radhës

Kosova të anëtarësohet në BE, Ukraina të njohë Republikën e Kosovës

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë