Izraeli kreu sulmin brenda Iranit, tha një zyrtar amerikan për CNN, në një veprim që kërcënon ta shtyjë rajonin më thellë në konflikt.
Ushtria izraelite tha se nuk kishte “asnjë koment për momentin” kur u pyet nga CNN në lidhje me raportet për shpërthime në Iran.
Një zyrtar iranian tha se mbrojtja ajrore ka kapur tre drone dhe nuk ka raportime për një sulm raketor. Agjenci të shumta shtetërore të lajmeve kanë raportuar se faqet e lidhura me programin bërthamor të Iranit janë “plotësisht të sigurta”.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars tha se një sistem i mbrojtjes ajrore ishte aktivizuar në qytetin e Isfahanit dhe se shkaku i sulmit nuk dihej menjëherë.
CNN raportoi se disa fluturime në hapësirën ajrore iraniane u devijuan.
Gjatë fundjavës, Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa në përgjigje të një sulmi të supozuar izraelit ndaj ambasadës së tij në Siri. Shumica e dronëve dhe raketave u rrëzuan përpara se të arrinin në territorin izraelit.
Të enjten, Irani deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Izraeli duhet të detyrohet të përfundojë të gjitha sulmet ushtarake ndaj interesave të tij, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se Lindja e Mesme është në një moment “rreziku më i madh”.