​CNN: Izraeli e kishte njoftuar SHBA-në para operacionit të djeshëm në Liban

September 18, 2024
1 minut lexim

Zyrtarët izraelitë njoftuan SHBA-në se do të fillonin një operacion në Liban dje, por nuk dhanë asnjë detaj se çfarë po planifikonin, sipas tri burimeve të CNN të njohur me këtë çështje.

Burimet bëjnë me dije se paraditen e djeshme për këtë temë kanë diskutuar sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant.

“Fakti që nuk kishte detaje se çfarë do të përfshinte operacioni do të thoshte se zyrtarët amerikanë mbetën në errësirë derisa raportet për qindra shpërthime të pejxherëve (pajisje të telekomunikimit me valë), u shfaqën pak kohë më vonë”, thanë burimet.

Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant më herët sot deklaroi një “fazë të re” të luftës dhe tani ai ka njoftuar se vendi i tij “do të përmbushë detyrat e tij në të gjitha frontet”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zjarre masive në Portugali

Story i radhës

Parashikimi i motit për javën e fundit të shtatorit

Të fundit nga

ShkoLartë