​Çmimi “Ylli i javës” në Superligë i takon portierit të Gjilanit

1 minut lexim

Portieri i Gjilanit Enea Koliqi është shpallur “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.

Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit me rezultat 1:0.

Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.

Pasi mori çmimin, Koliqi për faqen zyrtare të FFK-së theksoi:

Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë“.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qentë i vërsulen një gruaje në Prishtinë

Story i radhës

Rama: Koha t’i kërkojmë BE-së të na përfshijë në përpjekjet për t’i bërë ballë çmimeve të larta e inflacionit

Të fundit nga