cmimi shteteror 22 nentori ibrahimi nuk ka menyre me te mire per te nderuar diten e alfabetit 6921b37506f4c

Çmimi Shtetëror “22 Nëntori”, Ibrahimi: Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Alfabetit

November 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit.

“Sot, në festën e Alfabetit, isha i nderuar të jem i pranishëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u realizua ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit shtetëror ‘22 Nëntori’,” shkruan Ibrahimi në reagimin e tij.

Ai theksoi se çmimi iu nda historianit Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi. “Nuk ka mënyrë më të mirë sesa këtë ditë të veçantë të kombit shqiptar ta shënojmë përmes një akti të këtillë mirënjohjeje ndaj kontributit të figurave shkencore e kulturore në mesin tonë,” u shpreh ai.

Ibrahimi njoftoi gjithashtu se ua ka uruar fituesve këtë vlerësim të rëndësishëm. “Fituesve ua urova çmimin duke u dëshiruar produktivitet më të lartë në botën akademike dhe artistike,” përmbylli ai.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

politika juaj eshte po aq e nxehte sa fotografia juaj e profilit sipas nje studimi te ri per takimet online 6921a9f18ffc0
Lajmi i mëparshëm

Politika juaj është po aq e nxehtë sa fotografia juaj e profilit, sipas një studimi të ri për takimet online.

IMG 9b12f4128a6e05892b6929a7cd2571cf V
Lajmi i radhës

AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi feston Ditën e Alfabetit në zemër të Prizrenit

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë