Çmimi i rrymës, mbi 10 mijë britanikë mund të vdesin këtë dimër

1 minut lexim

Shefat e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani (NHS) kanë paralajmëruar se më shumë se 10 mijë britanikë mund të vdesin këtë dimër për shkak të rritjes së çmimit të rrymës.

Për shkak të kësaj rritje, ata do t’i fikin ngrohëset, duke u munduar të kursejnë dhe mund të vijnë deri tek vdekja nga i ftohti.

NHS paralajmëroi se Britania përballet me një “krizë humanitare” nëse familjet në vështirësi detyrohen të zgjedhin midis ushqimit dhe ngrohjes, raporton The Sun.

Shefi Ekzekutiv i NHS-së, Matthew Taylor paralajmëroi se numri mund të rritet tragjikisht për shkak të inflacionit spirale.

“Shumë njerëz mund të përballen me zgjedhjen e tmerrshme midis ushqimit dhe ngrohjes. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në shpërthime sëmundjesh”, u shpreh ai.

Story i mëparshëm

Pas dy orëve në qiell, avioni i nisur nga Ohri detyrohet të kthehet sërish në

Story i radhës

Reali demolon Celta Vigon

Të fundit nga