Çmimi i linjës iPhone 14 do të jetë më i lartë sesa mendoni

August 12, 2022
1 minut lexim

Apple mund ta bëjë iPhone 14 më të kushtueshëm sesa iPhone 13 nëse i besojmë një raporti të publikuar nga analisti i afërt me çështjet e kompanisë Ming-Chi Kuo.

Ky i fundit beson se çmimi mesatar i shitjes së iPhone 14 do të jetë më i lartë deri në 15% sesa iPhone 13.

Për referencë iPhone 13 fillon nga 799 dollarë ndërsa modelet Pro 999 dhe 1,099 dollarë respektivisht. Kuo beson se linja iPhone 14 do të kushtojë mesatarisht 1,000 deri në 1,050 dollarë.

Edhe pse modeli bazë iPhone 14 do të ketë një kamër të përmirësuar 48-megapiksel dhe selfie me autofokus, iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max do të kenë përditësime më të mëdha siç heqja e “notch”, çipi A16 dhe ekrani që rri gjithnjë ndezur.

Raportime të tjera flasin për rritje të çmimit vetëm për modelet Pro dhe jo iPhone 14. Arsyeja mendohet të jetë ajo, rritja e çmimeve të komponentëve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nënpresidenti i Paraguajit tërhiqet nga gara presidenciale pasi SHBA e fut në listën e zezë për korrupsion

Story i radhës

5 mënyra për të mos menduar për punën gjatë pushimeve

Të fundit nga

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së
ShkoLartë