Qeveria shqiptare do të mbrojë abonentët familjarë duke mbajtur të pandryshuar çmimin prej 9.5 lekë për kwh deri në fashën 800 kwh.
Në planin e masave të prezantuara një ditë më parë qeveria parashikon mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për familjarët deri në fashën 800 kwh si dhe ngritjen e një taskforce për evidentimin e vjedhjes së energjisë.
Referuar të dhënave të publikuara, 96 % e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh dhe vetëm 4 % e abonentëve familjarë përbëjnë 19 % të volumit të konsumit mujor.
Me vendosjen e fashës 800 kwh parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023.
Po ashtu, në të gjithë vendin do të nisë një fushatë ndërgjegjësuese për kursim të energjisë. Vendosja e kësaj fashe pritet të ndikojë në sjelljen e konsumatorit dhe parashikohet që kursimi të jetë 2.5 %.