Albanologu Zeqirja Neziri është fituesi i Çmimit të sivjetmë shtetëror “22 Nëntori” i cili ndahet për kontributin në promovimin e bashkëjetesës ndër-njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe religjioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Neziri është mirënjohës për çmimin e ndarë për kontributin e tij 40 vjeçarë në përgaditjen e kuadrove të gjuhës dhe letërsisë shqipe, vlerëson se gjuha duhet ruajtur dhe zbatuar në gjitha organet.
“Ky është një shpërblim, çmim shumë i rëndësishëm në jetën time, kjo e dëshmon punën, veprën time të gjatë mbi 40 vjeçare në Univerzitetin e Shkupit, në katedrën e gjuhës dhe letërisë shqipe. Pas alfabetit erdhi problemi i gjuhës, sot akoma është aktuale, edhe pse para 50 vjetve u mbajt Kongresi i drejtshkrimit, mori vendime se duhet të kemi një gjuhë të përbashkët, në mjetet radiodifuzive, në organet e shtetit, ligjet për të gjitha njësoj, por ka akoma organe që nuk e zbatojnë.”, tha fituesi i çmimit “22 Nëntori”, Zeqirja Neziri.
Shqiparët kanë shënuar arritje të mëdha sa i përket gjuhës dhe arsimimit por që nuk duhet neglizuar ngritja e cilësisë së arsimit vlerëson kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimit 22 Nëntori, Abdurauf Pruthi.
“Pas gjithë atij disktrimini që përjetuan shqiptarët e Maqedonisë që nga koha e paraluftës së parë dhe të dytë botërore e që vazhdoje deri vonë pas mëvetësimit të RMV-së e që kishte të bëjë me kërkesën për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Fatmirësisht sot ata janë të përfshirë plotësisht në të gjitha nivelet e arsimit duke filluar që nga ai fillore deri tek ai i lartë me dy univerzitete shtetërore, Univerzitetin shtetëror të Tetovës dhe Univerzitetin “Nënë Tereza”. Kjo nuk do të thotë se duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur ende duhet bërë shumë punë sidomos në planin e ngritjes së cilësisë së arsimit, në të gjitha nivelet.”, tha kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimit 22 Nëntori, Abdurauf Pruthi.
Ndarja e çmimit shtetëror “22 Nëntori” është shenjë mirënjohjeje të njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore që kanë kontribuar në promovimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonia e Veriut.
Burimi:________